1

Nensi Dojaka, stilistja kryesore në London Fashion Week 

               Publikuar në : 21:42 - 18/09/21 liberale

Nensi Dojaka, stilistja shqiptare e vendosur në Londër fitoi çmimin LVMH 2021 për talentet e reja pak javë më parë. Ndërsa sot, ajo ka qenë ndër stilistet kryesore në London Fashion Week.

Me veshjet e saj të zeza të stolisura me detaje grafike, stilistja 27-vjeçare fitoi vlerësimin e jurisë së përbërë nga gjashtë drejtorët artistikë të LVMH, Virgil Abloh, Jonathan Anderson, Maria Grazia Chiuri, Marc Jacobs, Kim Jones dhe Stella McCartney.

Stilistja mori një dhuratë prej 30 mijë eurosh dhe përfitoi një kontratë një vjeçare brenda grupit LVMH.

Ajo është cilësuar si një nga forcat më energjike dhe plot risi sa i përket botës së modës në Londër dhe ndërkombëtarisht.

Nensi prezantoi koleksioni e saj të parë më 17 shtator. Dizajni i veshjeve që paraqiti stilistja mbanin vetëm një emër “klass dhe finesë.”

Për shumë kritik, Dojaka ka sjellë evoluim në industrinë e modës.

Në qendër të tematikës së saj qëndronin dëshirat e mbyllura të grave, si dhe pandemia që bëri të izoloheshin miliona njerëz.

Dojaka ka shumë fansa. Dua Lipa dhe Rita Ora janë mes tyre, si ajo, të dyja kanë rrënjë shqiptare dhe janë rritur në Londër.

Dojaka ka jetuar dhe studiuar në Londër që kur ishte 17 vjeç. Si fillim ajo mësoi artin e teknologjisë, më pas ajo u mor me ekspertiza atë ndryshme në fushën e modës.

Në daljet e para publike ajo mori pjesë në “Fashion Wast”.

<
>
Nensi20Dojaka20SS2220029-413x620 Nensi20Dojaka20SS2220005-413x620 Nensi20Dojaka20SS2220001-1-413x620 Nensi20Dojaka20SS2220022-320x480 Nensi20Dojaka20SS2220013-1-413x620 1631948755371-nensidojaka-1536x863


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back