Aktualitet

Nënshtetësi për futbollistin, Rama: Meta i ka bërë gol drejtësisë

Shkruar nga Liberale
Nënshtetësi për futbollistin, Rama: Meta i ka bërë gol

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me një lajm për dhënien e nënshtetësisë nga presidenti Meta të futbollistit të Tiranës, Winnful Essua Joseph Cobbina, edhe pse ky i fundit ishte i akuzuar për falsifikim të lejes së qëndrimit.

Rama shkruan, se Meta ka lidhje me Kushtetutën, sa ka lidhje me Topin e Artë një futbollist afrikan.

“Ilir Meta ka lidhje me Kushtetutën sa ç’ka lidhje me Topin e Artë ai futbollisti afrikan që mori pasaportën shqiptare për 8 orë nga Iliri, ndërkohë që ishte nën akuzë në Shqipëri për falsifikim dokumentesh! Të dy bashkë po, e kanë një lidhje: I kanë bërë gol me kokë drejtësisë!”- shkruan Rama në Twitter.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH