Aktualitet

Nënkryetarja e Bashkisë Shkodër pozitive me COVID-19

Shkruar nga Liberale
Nënkryetarja e Bashkisë Shkodër pozitive me COVID-19

Nënkryetarja e Bashkisë Shkodër, Emilia Koliqi ka rezultuar pozitive me koronavirusi.

Lajmi është bërë i ditur nga "News 24". Sipas televizionit informativ, nënkryetarja ka bërë testin një ditë më parë dhe sot ka marrë konfirmimin si e infektuar.

Sipas burimeve Koliqi ndodhet në gjëndje të mirë shëndetësore dhe i vetmi problem është temperatura 37.5, ndërkohë që ndodhet në karantinë në banesën e saj.

Pas konfirmimit të saj me COVID-19 punonjësit e Bashkisë po bëjnë tamponin për të parë nëse janë apo jo pozitivë me koronavirus. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH