Showbiz

FOTOT/ “Nënë, sot mora emrin më të shenjtë!”

Shkruar nga Liberale

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë bërë prindër për herë të parë.

Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjete sociale. Krahas një fotoje ku shihet bashkë me Gencin duke mbajtur dorën e vogëlushes, Eni  ka zbuluar se e kanë quajtur me emrin Adea. “Mirë se erdhe Adea Prelvukaj. Jam e bekuar që sot mora emrin më të shenjtë, emrin Nënë. Adea ime, të dua më shumë se çdo gjë në botë. Faleminderit që ma zbukurove jetën“, shkruan Eni.

Ndërkohë, Genci ka bërë me dije se vogëlushja ka ardhur në jetë mëngjesin e sotëm. - “Sot në mëngjes, në orën 09:09 Eni solli në jetë vajzën tonë të bukur, një hënë plot dritë, që do ta duam për aq sa marrim frymë. Festë e madhe dhe gëzim në shtëpinë tonë. I dhamë një emër në shqip, Adea, që për ne janë katër shkronja floriri. Ndjehem i lumtur dhe plot jetë.”, shkruan ai.

Shumë mesazhi urimi nga bota e artit dhe e muzikës. Mes mesazheve nuk mund të mungonte ajo e motrës së saj, Greta Koçit. “Oh zot çfarë mrekullie”, ka shkruar Greta.

Klaudia Pepa, Linda Halimi, Klea Huta kanë qendër ndër të parët që i kanë dërguar mesazhi urime këngëtares. /Liberale.al/

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH