Globi

Itali / Nënë e bijë janë gjetur të pajeta në banesë, pas të shtënave me armë zjarri

Shkruar nga Liberale
Itali / Nënë e bijë janë gjetur të pajeta në

Nënë dhe bijë , 47 dhe 22 vjeçe, u gjetën të pajeta në shtëpi.

Sipas hetimeve të para ato u gjetën të vrara nga të shtënat me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi në Castelfranco Emilia (Modena), në një zonë rurale Italisë.

Duket se ka qenë bashkëshorti i 47-vjeçares  si dhe njerku i 22-vjeçares ai që ka kryer krimin.

Të paktën kështu dyshojnë hetuesit.

I dyshuari ka qenë ai që ka thirrur policinë, lidhur me krimin. Por pasi mbërriti policia, ai është ndaluar.

Janë ende të paqarta rrethanat e ngjarjes dhe dyshimet që bien mbi burrin.

Duhet theksuar fakti që Italia po tronditen kohët e fundit, nga vrasjet e grave. Dy gra shqiptare janë vrarë gjatë ditëve të fundit, ndërsa janë arrestuar autorët e dyshuar", raporton Liberale.al.

Një ngjarje tjetër edhe më tronditëse javën e kaluar ndodhi në Bolonja, ku burri vrau ish-gruan, partneren dhe më pas veten. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH