Aktualitet

Nënë e 3 fëmijëve, kush është shqiptarja që u gjet e vdekur në Francë

Shkruar nga Liberale
Nënë e 3 fëmijëve, kush është shqiptarja që u

Brunilda Kovaçi Sadushi u gjet e pajetë më 25 dhjetor në një pyll në Mougins të Francës. Sipas mediave franceze 37-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve, mund të jetë vrarë.

Prej vitesh, Brunilda Kovaçi ishte divorcuar nga bashkëshorti, ndërsa shkonte e vinte shpesh në Francë për të punuar. Mediat franceze thonë se ajo shfrytëzohej për prostitucion, por familjarët e saj në Berat nuk dinë asgjë rreth këtij fakti dhe as motiveve përse ajo mund të jetë vrarë.

Fatime Kovaçi, 56-vjeçe, nëna e Brunildës ka treguar për BW, se si e mësoi lajmin e hidhur. Ajo tregon se ishte një telefonatë nga bashkëjetuesi i vajzës, njëkohësisht edhe babai i djalit 3-vjeçar Leonardos, i cili i tha se vajza është gjetur e vdekur dhe se familja duhet të shkojë për të tërhequr kufomën brenda një jave, pasi në të kundërt shteti francez e varros atje.

“Ne jetojmë 11 persona me një pension 160 mijë lekë (të vjetra) dhe mezi ushqehemi. Në këto kushte të mjerueshme unë i bej apel shtetit të më sjellë trupin e vajzës dhe djalin e saj”, shprehet ajo.

Fatimeja tregon se Brunilda kishte shkuar në Francë 4 vite më parë dhe jetonte atje me një shtetas shqiptar, me të cilin në Francë ka lindur edhe një djalë. Djali, Leonardoja që është 3-vjeç, aktualisht pas vdekjes së Brunën, ndodhet nën kujdesin e shtetit francez, sepse i ati i tij jeton në Tiranë dhe nuk mund të shkojë dot për të marrë djalin në Francë, pasi në atë shtet ka “ekspuls”.

Ajo tregon se Brunilda ka lënë pas edhe 2 fëmijë të tjerë, njërin 20-vjeç dhe tjetrin 14-vjeç,të cilët i ka nga martesa që ka kryer në moshën 13-vjeçare në Berat dhe që, pas largimit të Brunildës në Francë, jetojnë me të.

Trupi i Brunilda Kovaçit u gjet pjesërisht i djegur dhe i zhveshur në ditën e Krishtlindjeve, ndërsa detaji që çoi në identifikimin e saj ishte një tatuazh në krah, me emrin e një mashkulli shqiptar. Sipas mediave franceze, një person është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim, ndërsa nuk dihet nëse është një nga klientët e 37-vjeçares, apo tutori i saj.

[gallery columns="1" size="full" ids="1114981,1114980,1114982,1114983"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH