Aktualitet

“Nëna ka vdekur”/ Avokati i Mexhit Picarit: I kishte ndërtuar vilë

Shkruar nga Liberale
“Nëna ka vdekur”/ Avokati i Mexhit Picarit: I kishte

Avokti i autorit të vrasjes së Kudret Saliajt ka zbuluar në Gjykatë se arsyeja që ka çuar në këtë vrasje të rëndë është fakti , se sipas tij, viktima i thoshte djalit të vogël se nëna ka vdekur e s’ke ku e takon.

Po ashtu ai ka thënë se më herët Kudret Saliaj i ka kërcënuar me armë familjarisht familjen e Mexhit Picarit, ndërkohë që ky i fundit i kishte bërë një vilë tre katëshe në autostradë, i kishte blerë një fuoristradë dhe i kishte dhënë dy dynym tokë.

Avokati i Mexhit Picarit: Kudretit, vjehrri i bëri vilë 3 katëshe i fali 2 dynym tokë në autostradë i bleu foristradë të re. Pasi ai donte që vajza e dhëndri të jetonin mirë. 8 muaj më parë Kudreti i ka kthyer vajzën Mexhitit, të dhunuar dhe Kudreti e ka rrahuar vajzën e Mexhitit në një pyll dhe i ka kërcënuar me armë familjarisht.

Psikologia e caktuar nga Gjykata duhet të ishte e paanshme, por ajo ishte në tavolinë me palën kundërshtare. Mexhiti se ka njohur fare Adriatik Camajn e s’ka pasur qëllim të keq ndaj tij. Ndërsa fëmijës së vogël të Dhuratës i thonin nëna ka vdekur e s’ke ku e takon. Ky ishte shkaku ngjarjes së rëndë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH