Aktualitet

Nëna fshehu foshnjën në valixhe/ “Jetoj me xhindet”

Shkruar nga Liberale
Nëna fshehu foshnjën në valixhe/ “Jetoj me xhindet”

Mjekja neuropsikiatrie, Nikolina Bode nxori një detaj mjaft shqetësues dhe tronditës në zonën e Korçës, ku nëna lindi fëmijën e saj dhe e futi në valixhe. Bode thotë se nëna vuan nga probleme serioze të shëndetit mendor, ku ajo thekson se gruaja ka humbur lidhjet me realitetin.

Madje mjekja tha se gruaja pohon se fëmijën e kishte lindur dikush tjetër. “Sot ishte dita e parë që u njoha në rrjetet sociale me këtë ngjarje. Fola edhe me nënë dhe motrën e saj, dhe ato më thanë se ajo kishte probleme. Ajo tha se këtë fëmijë e kishte lindur ‘ajo’, por jo ajo vetë. Gruaja tha se nuk ishte e martuar kurrë dhe nuk kishte fëmijë. Ajo tha se jetonte mes xhindesh dhe jashtë realitetit. Nga familjarët, ky fëmijë nuk është lindur në maternitet, por në shtëpi. Ajo e ka sjellë në jetë vetë. Kishte dyshuar nëna, pasi diçka kishte ndryshuar në fizikun e saj, por ishte e pamundur ti ofrohej vajzës dhe ishte e pamundur ta mjekohej. Në dhjetor e kishin konfirmuar. Ajo kishte dhe anemi. Është pyetur nga mjekët por nuk i është zbuluar shkaku i hemorragjisë. Pre tre vitesh është e sëmurë mendore, ka qenë në qendrën e sëmundjeve mendore para 1 viti. Terapia e dhënë nga mjeku nuk është marrë nga pacientja. Familjarët thonë se e kanë shoqëruar. Ajo është e sëmurë, jashtë realitetit, e quan veten e saj një person tjetër, jo ajo që është në të vërtetë dhe thotë se fëmijën nuk e ka lindur ajo”, -pohoi mjekja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH