Showbiz

Nëna e tij nën rrënoja, aktori turk bën thirrje për ndihmë: Ju lutem, afrohuni dhe shpëtojini!

Shkruar nga Liberale

Tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë mëngjesin e kësaj të hëne la pas qindra të vdekur dhe mijëra të plagosur, ndërsa bilanci tragjik vijon të rritet me kalimin e kohës.

Qindra njerëz mbeten nën rrënoja, ndërsa të afërmit e tyre bëjnë thirrje për shpëtimin e tyre. Një ndër ta ka qenë edhe aktori turk Çağrı Çitanak, i cili në një postim në Twitter shkruan se ndërtesa ku ai ka lindur është shkatërruar, ndërsa nëna e tij gjendej atje.

"Hatay/Antakia/Distrikti Sumerler harbiye cad. Pallati i shkatërruar është blloku A/3 i banesës ku kam lindur dhe jam rritur. Nëna ime ishte atje! Kjo ndërtesë është ndërtesa më e lartë dhe natyrisht më e populluara. Ju lutemi afrohuni dhe ndihmoni për të shpëtuar më shumë njerëz. @AFADHatay @Ahbap_Hatay", shkruan ai në Twitter./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH