Aktualitet

Nëna e 4 fëmijëve i jep fund jetës, burri kërkon para për varrimin

Shkruar nga Liberale
Nëna e 4 fëmijëve i jep fund jetës, burri kërkon para

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot, rreth orës 16:00 në fshatin Kukur, të Gramshit. News 24 raporton se një grua, nënë e 4 fëmijëve, është gjetur e varur nga familjarët, në kasollen e bagëtive.

Mësohet se viktima është identifikuar si 36-vjeçarja Fatme Senko, ndërsa mendohet se kushtet e vështira ekonomike kanë detyruar gruan që të kryejë aktin e rëndë.

Bashkëshorti i të ndjerës, teksa përballet me dhimbjen për humbjen e gruas së tij, dhe nënës së fëmijëve, apelon për ndihmë. Ai kërkon që dikush të vërë dorën në zemër dhe të mundësojë shpenzimet e varrimit, pasi ai nuk ka mundësi financiare. Nr. i telefonit të kryefamiljarit është 0686404680.

Ndërkohë policia po heton më tej për zbardhjen e ngjarjes në fjalë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH