Aktualitet

Nëna denoncon të dashurën e të birit: Më vodhi bizhuteritë

Shkruar nga Liberale
Nëna denoncon të dashurën e të birit: Më vodhi

Një grua që nuk mbante mend se ku i kishte vendosur bizhuteritë e floririt pasi kreu një hetim privat, ku dhe zbuloi se i biri fuste të dashurën në shtëpi, u bind se e kishte zbuluar me forcat e saj hajdutin.

A.RR., sipas burimeve policore të gazetaSi.al, kërkoi që forcat e policisë të komisariatit numër 4, që të kërkonin gjurmët e hajdutit, ndonëse e kishte një emër që ua tregoi. Por nga hetimi i detajuar që doli më pas, rezultoi se e dashura e djalit nuk ishte hajduti dhe se nga kontrollet e imtësishme, bizhuteritë e shtrenjta ishin fshehur nga gruaja mbi dollap dhe ajo kishte harruar vendin.

“Në dhomën e djalit është varësja e floririt të djalit me emrin e tij. Në sallon, tek minibari në një kuti zbukurimi ishin katër unaza floriri të futura në sirtar. E pyeta djalin kur po bëja punët se ku gjendej kutia e unazave dhe më pas kërkova varësen e floririt. Fillova të kontrolloj për florinjtë e tjerë nëpër shtëpi dhe pashë që të gjithë mungonin”, – shprehet e shqetësuar gruaja A.RR. Gruaja kujton se nga kontrolli i tepruar, shkaktoi rrëmujë në banesë.

“Më pas pyeta djalin, pasi kisha dyshime se kush mund të kishte hyrë në shtëpi. Djali tha që kishte futur dy herë të dashurën dhe hera e fundit, ishte të premten. I kam shpjeguar se sendet e florinjta i mbaja përherë në këto vende fikse dhe se asnjëherë nuk i ka ndodhur gjë”.

Sipas gruas, e dashura e djalit është një 17-vjeçare, emrin e të cilës ia ka treguar i biri, duke i dhënë madje edhe numrin e telefonit të saj.

Menjëherë pas kësaj dëshmie, bëhet me dije nga burimet e gazetaSi.al, se agjentët kërkuan dëshminë e djalit të ri, një 22-vjecar i lindur në Greqi dhe banues në Tiranë.

“Të dashurën e takova tre muaj më parë, u bëmë shokë. Për herë të parë e futa në banesë të dashurën në kohë dreke, meqenëse asnjëri nga prindërit nuk gjendej në shtëpi. Pasi e ftova herën e parë, takimet tona në shtëpi ishin në kohë dreke. Çdo gjë ishte normale”.

I riu tregon se nëse e dashura do të kishte qenë hajdute, do ta kishte përvetësuar varësen e floririt që në takimin e parë.

“Varësja ime e floririt ishte në komodinë dhe aty e gjeta kur e çova në shtëpi pas takimit të parë. Tek G., nuk kam vënë re asgjë të dyshimtë”, – këmbëngul ai për të dashurën e tij.

Por e ëma, e bindur që 17-vjeçarja mund të jetë joshur nga florinjtë dhe nuk e ka menduar mirë, ka kërkuar që të pyetet edhe vajza.

“Mamaja më mori në telefon atë ditë dhe nuk e hapa si zakonisht, pasi po kthehesha në shtëpi. Pasi mamaja më tregoi për humbjen e bizhuterive, rashë menjëherë dakord që të shkonim në komisariat për të gjetur hajdutët”.

Por sipas burimeve të GazetaSi.al, dyshimet mbi vajzën e dashuruar, kanë rënë pak çaste më vonë, kur gruaja që drejtoi gishtin drejt saj, është kujtuar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH