Aktualitet

Nëna del për të blerë qumësht, kur kthehet e gjen foshnjen pajetë 

Shkruar nga Liberale
Nëna del për të blerë qumësht, kur kthehet e gjen

Një foshnje 3 muajshe ka mbërritur pa jetë në spitalin e Librazhdit. Trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar për në spitalin e Elbasanit, ku ekspertët mjeko ligjorë po bëjnë autopsinë për zbulimin e shkaqeve të vdekjes.

Nëna e foshnjës është shprehur se ishte larguar për të blerë qumësht në dyqan. Sipas saj, kur është kthyer në banesë e ka gjetur foshnjën pa shenja jete.

Ndërkohë nuk ka dhënë shpjegime nëse fëmija ka qenë nën mbikëqyrjen e personave të tjerë, kur ajo është larguar.

Para disa kohës kjo familje kishte humbur edhe një fëmijë tjetër i cili kishte ndërruar jetë pasi aksidenti rrugor.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH