Aktualitet

Nën hetim nga SPAK, Gjykata pushon akuzën për ish-krybashkiakun

Shkruar nga Liberale
Nën hetim nga SPAK, Gjykata pushon akuzën për ish-krybashkiakun

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) ka vendosur pushimin e akuzës ndaj ish-kryebashkiakut të Hasit, Adem Lalës dhe noteres Farie Deri. Ata ishin në hetim nga SPAK për shpërdorim detyre për shitjen e një banese në Krumë.

Hetimi për Lalën filloi nga prokuroria e Kuksit dhe më pas u transferuar në SPAK.

Prokuroria e Posaçme e thirri atë më 18 qershor për të dhënë deklarime në lidhje me dyshimet e ngritura ndaj tij.

Ndërkohë, GJKKO ka vendosur tashmë pushimin e akuzës për ish-kryebashkiakun.

Ai u zgjodh kryetar i bashkisë së Hasit në zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015. Lala kandidoi nën siglën e koalicionit LSI-PS.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH