Sport

Nejmar turpëron PSG, nuk paraqitet në…

Nejmar
               Publikuar në : 10:16 - 09/07/19 KN

Duket se për Nejmar është mbushur kupa tek skuadra e PSG. Ylli brazilian nuk është paraqitur për seancën stërvitore me ekipin e PSG.

Duket se Nejmar është i gatshëm të bojkotojë çdo seancë stërvitore, derisa PSG të zgjidhi çështjen e transferimit të tij tek Barcelona.

Klubi doli dje pasdite me një komunikatë për shtyp ku paralajmëronte lojtarin se do ta paguante për këtë sjellje.

“Këtë të hënë më 8 korrik, Nejmar Da Silva Santos ishte i grumbulluar për të rifilluar aktivitetet e grupit profesionist të Paris Sën Zhërmen. PSG ka konstatuar se futbollisti Nejmar nuk është prezantuar në orarin dhe vendin e caktuar, kjo pa qenë i autorizuar apo me paralajmërim nga klubi. PSG ndjen keqardhje për këtë veprim dhe do të marrë masat përkatëse që janë pasojë e tij”, shkruhej në njoftimin e klubit./Gazeta Liberale

(Visited 34 times, 1 visits today)

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *