Aktualitet

Negociatat/ Zbulohet letra e qeverisë holandeze për parlamentin

Shkruar nga Liberale
Negociatat/ Zbulohet letra e qeverisë holandeze për parlamentin

Qeveria holandeze i ka nisur një letër parlamentit të Holandës për çështjen e vendimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave.

Kabineti qeveritar mendon se është e parakohshme hapja e negociatave duke përmendur si kushte krimin dhe ngritjen e prokurorisë së posaçme.

“Qeveria mirëpret hapat radikalë që Shqipëria ka ndërmarrë tashmë në fushën e vetting-ut, në sundimin e ligjit, rritjes së operacioneve policore kundër krimit. Por Shqipëria duhet të bëjë më shumë në luftën kundër krimit të organizuar. SPAK duhet të jetë sa më shpejt funksional dhe Shqipëria të tregojë një rekord bindës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Për të përfunduar, Qeveria mendon se hapja tani e negociatave është e parakohshme”, thuhet në letrën e qeverisë për parlamentin holandez.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1090202,1090201,1090200,1090199"]

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH