Lapsi.al njofton se në orën 16:00 në Asamblenë Kombëtare në Paris do të zhvillohet një debat lidhur me emigracionin, i kërkuar nga partia e presidentit Emmanuel Macron dhe përveç politikës së brendshme aty do të diskutohet edhe sa i përket negociatave të Shqipërisë me BE-në.
“Sipas një dokumenti, të hartuar nga pallati Matinjon ( selia e qeverisë) për deputetët, të zbuluar prej revistës Marianne obsesion i qeverisë mbeten kërkesat për azil ngavendi ynë, i konsideruar nga Franca si njz shtet i sigurtë, pra ku funksionon shteti ligjor dhe ku azili politik nuk është i justifikuar”, shkruan Lapsi.al.
Po të njëjtin shqetësim e përmendi edhe Emmanuel Macron, të martën në 1 tetor, gjatë një fjalimi në Këshillin e Europës në Strasburg.
Ai tregoi kërkesat për azil politik që vijnë edhe nga vende “që kërkojnë të hapin negociatat e pranimit me BE”. /Gazeta Liberale