Aktualitet

Negociatat, Roth: Shqipëria ka ende dy pika për të zgjidhur

Shkruar nga Liberale
Negociatat, Roth: Shqipëria ka ende dy pika për të zgjidhur

Ministri gjerman për Europën Michael Roth raportoi mbi një mbledhjen e ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian, ku ndër të tjera u diskutua edhe për çështjen e zgjerimit.

Sipas tij, BE-ja ende nuk ka përcaktuar një datë për fillimin e Konferencës e Parë Ndërqeveritare që do t’i hapë rrugën anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, më së shumti për shkak të vetos të Bullgarisë që pretendon më parë nga Shkupi zyrtar zgjidhjen e disa problematikave që kanë të bëjnë me minoritetet dhe gjuhën maqedonase, si dhe braktisjen e çdo pretendimi territorial.

Duhet të zgjidhen problemet bilaterale përpara se të caktohet Konferenca e Parë Ndërqeveritare”, ishin fjalët e ministrit gjerman.

Por i pyetur më në detaj për situatën shqiptare, që gjithsesi është e lidhur me atë të Maqedonisë së Veriut për sa ai përket çeljes së negociatave, Roth tregoi optimizëm.

“Janë ende dy pika, ajo për Gjykatën Kushtetuese dhe miratimi i ligjit për Kodin Zgjedhor, por ka optimizëm”, tha Roth, që kujtoi edhe se “procesi i vetingut ka vështirësitë e veta, në një vend të vogël ku përzgjedhja e kandidatëve të kualifikuar bëhet më e vështirë dhe e gjatë”.

Roth më tej shtoi se “të gjithë vendet janë pozitivë për procesin, përtej Bullgarisë që ka probleme që gjykon të rëndësishme me Maqedoninë e Veriut”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH