Dy javë para se BE të vendosë për hapjen e negociatave me Shqipërinë, kryeministri Rama ka komentuar kushtet e vendosura.
Rama ka kujtuar se vete Evropa është në një proces reformimi, kështu që nuk mund t’ia kërkoj Shqipërisë të ndalojë këtë gjë, duke ndryshuar kushtet nga viti në vit.
Rama tha në fjalen e tij se vitin e kaluar, Shqipërisë iu kërkua një numër magjik gjyqtaresh e prokurorësh, ndërsa këtë vit vendosen 9 kushte.
“Ne na thuhet gjithnjë që ju duam e një ditë do jemi bashkë, por që duhet të vazhdoni të përmirësoheni. E tani më duhet të bëj një koment, vjet na thanë që keni bërë një punë fantastike por keni ende dicka për të bërë 57 gjyqtarë e prokurorë, një numer majgik ,se dija pse ishte ky numër, pse nuk ishte 56 apo 58, pra kabala e shtyrjes dhe ne shkuam përtej 57 dhe procesi i rivlerësimit të vetingut u bë revolcuioni ynë francez me gijotinën cdo mëngjes të paprekshmit kalonin tek kimisionet e vetingut dhe dukeshin si të dobët e gjithë ata që hiqeshin nga sistemi.
Po, korrupsioni për 30 vite është rritur dhe që gjendet te politikanët autoritetet publike por më besoni kur ju them se nuk ka të krahasur me qarkun e të paprekshmëve që u zhbë tani nje herë e mirë, ata ishin forca e pushteti i korrupsionit, ata ishin që e garantonin dhe ushqenin korrupsinin dhe gjthcka ishte bërë relative dhe pas një viti flasim për më shumë se 100 dhe tani cili është probklemji? S’ka gjykatë kushtetuese?
Por ne na u tha që duhet të pastronim sistemin e drejtësisë nga të korruptuarit. Por shyqyr Zotit ka ende njerëz, burra e gra të mencur që vazhdojnë t’u referohen të vdekurve, Merkel është kampione e kësaj gjëje dhe ka thënë një gjë që u dëgjua nga grupi parlamentar.
Më fal por unë citoj kancelaren që thotë a ishim ne që u kërkuam shqiptareve që ta pastronin sistemin dhe a kanë faj ata që e pastruan sistemin e tani nuk kanë gjykatë kushtetuese? Shyqyr që ka nje person ne KE që mendon si unë e ka thënë, tani jemi dy.
Jo unë nuk ia hedh fajin Evropës, por kush tjetër më shumë se Franca mund të mendoje që BE duhet të ndryshojë, metodologjia, qasja, është tërësisht e ligjshme, por unë si një person që s’është pjesë e Evropës por ka një lidhje të fortë mund të jem dakort, por nuk kuptoj që pasi Evropa të hyjë në një proces të fillimit të reformës së vet, si mund të na kërkojë ne të ndalojmë thellimin e reformave tona? Jane te njejtet njerez qe nje here thone 3 kushte, pastaj i bejne 5, pastaj 9 e 99. Mos na bejne gje per budallenj?”, tha Rama në Konferencën për Drejtësinë./Gazeta Liberale