Aktualitet

Negociatat/ Rama s'e kapërdin dështimin: Viti më i vështirë për ne

Shkruar nga Liberale
Negociatat/ Rama s'e kapërdin dështimin: Viti më i

Në takimin ku pritet të miratohet paketa anti-KÇK, kryeministri Edi Rama u shpreh se në këto 6 vite qeverisje, 2019-ta ka qenë ndër më të vështirët.

Ai u ndal tek dështimi i negociatave me BE-në, e cila më 18 tetor vendosi që mos t’i hapë dritë jeshile Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Duke e nisur nga një moment kyç në historinë tonë të përbashkët, momenti i mos marrjes së një vendimi, apo refuzimi i çeljes së negociatave me BE, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Për të gjithë është e qartë se ky ka qenë një vit i vështirë. Posaçërisht i vështirë. Nuk e teproj nëse them se në këto 6 vite, ky vit ka qenë më i vështiri. Një vit i karakterizuar nga një përplasje e vazhdueshme për të krijuar një situatë krize të thellë me mjete artificiale të politikës dhe për të shtrënguar të gjithë bashkësinë tonë brenda një rrethi vicioz. Përplasje që ka karakterizuar të gjithë gjysmën e parë të vitit. Nuk ka asnjë dyshim për sa më takon dhe këtë e ndaj me shumicën e njerëzve të këtij vendi që në themel të asaj përpjekje ka qenë frika nga drejtësia”, -tha Rama. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH