Aktualitet

Negociatat/ Rama: Nuk po kërkojmë lëmoshë, por atë që na përket

Shkruar nga Liberale
Negociatat/ Rama: Nuk po kërkojmë lëmoshë, por atë

Kryeministri Edi Rama tha se vendi do të vijojë me plotësimin e kushteve, edhe nëse Këshilli Evropian nuk vendos për hapjen e negociatave.

Në konferencën e përbashkët me homologun italian, Guiseppe Conte, Rama tha se më “më 19 tetor dielli do të lindë sërish, jeta është e bukur”.

“Për ne Evropa është një hapësirë sigurie. Ne vijmë nga një epokë jo shumë e largët në kohë, ku gjendeshim si Koreja e Veriut e Evropës, kemi parë luftën me sytë tanë.

Gjysma e kosovarëve braktisën shtëpitë e tyre dhe mbërritën te ne, kur ne ishim të rritur, të pjekur. Historia nuk është thjesht një film bardhë e zi. Është rrugëtimi i vetëm, jo për Evropën, por për ta shndërruar Shqipërinë në një shtet të së drejtës, në një shtet evropian. Ne nuk po kërkojmë dhuratë, lëmosh, por atë që na përket. Ne po kërkojmë vetëm të çelen negociatat, më tej do tregojmë se duam të bëhemi pjesë e BE.

Në këto momente, shumë prej vendeve anëtare të BE, po të ishin në vendin tonë, do të kishin bërë të njëjtën gjë. Më 19 tetor dielli do të lindë sërish, jeta është e bukur. Nëse nuk do të kemi një “PO” të qartë, do ta marrim parasysh dhe do të vijojnë, sepse në fund të fundit, ky rrugëtim është për ne”, deklaroi Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH