Aktualitet

Negociatat me BE/ Varhelyi: 28 mln euro shpërblim për punën e bërë

Shkruar nga Liberale
Negociatat me BE/ Varhelyi: 28 mln euro shpërblim për punën e

Komisioneri i ri për Zgjerimin e BE, në një konferencë me kryeministrin Rama ka thënë se shpreson shumë që negociatat të nisin përpara samitit të Zagrebit.

Më tej Olivér Várhelyi ka dhënë lajmin se BE do t'i japë Shqipërisë 28 mln euro si një shpërblim për punën e bërë.

“Ju jap edhe një lajm të mirë, duke pasur parasysh punë e mirë të bërë nga Shqipëria nga fondet e paraaderimit, kemi mundësi të japim 28 mln euro për shpërblim për performancën e mirë që është bërë. Lajm të mirë edhe nga PE, por ai ka një procedurë që duhet ta ndjekë, por propozimin e kemi çuar në PE dhe besoj se gjithçka do të vazhdojë shumë shpejt,”- tha ai./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH