Aktualitet

Negociatat me BE-në/ Preç Zogaj: Jemi pasojë, ndaj mos marrim rol në qendër të skenës

Shkruar nga Liberale
Negociatat me BE-në/ Preç Zogaj: Jemi pasojë, ndaj mos marrim

Drejtori i Institutit Pashko, Prec Zogaj deklaroi se nuk është faji i Shqipërisë për mos hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. I ftuar këtë të premte në emisionin “Publikisht” në RTSH, Zogaj theksoi se ne jemi në atë që e kanë quajtur çiftëzim me Maqedoninë e Veriut për çështje e negociatave.

Duke iu referuar takimit të Brukselit, Zogai sqaroi se nuk kemi përse marrim role për të qene në qendër të skenës kur në fakt problemi nuk jemi ne por Maqedonia e Veriut. Gjithashtu ai theksoi se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk mund të jenë viktima të ca kushteve që nuk kanë lidhje me historinë e tyre

Vetoja i është vënë shkupit dhe jo neve. Ne jemi kolateral. Ne jemi në atë çiftëzimin me Maqedoninë. Ne jemi pasojë, nuk jemi shkak. Nga kjo pikëpamje i duhej dhënë skena më shumë kryeministrit të Maqedonisë së Veriut. Ai ishte më prudent. Kishte një gjuhë më diplomatike.

E kuptojmë dhe arsyen sepse kjo është një çështje për t’u zgjidhur nuk është një çështje për të shfryrë. Se kohë për të shfryrë ka boll. Në një të ardhme, nuse nuk zgjidhet mund të këtë situata që krijojnë lëvizje separatiste. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk mund të jenë viktima të ca kushteve që nuk kanë lidhje me historinë e tyre.

E para nuk kemi përse marrim role për të qene në qendër të skenës.

Së dyti këtë çështje e ka marrë në dorë Franca, vendi që ka kryesimin e Bashkimit Europian. Në këtë rast është në lojë kredibiliteti i presidentit të francez. I takon Francës  që të marrë dhe të verifikojë përputhjet e projektit francez me atë që ka votuar sot parlamenti I bullgarisë”, deklaroi mes të tjerash Preç Zogaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH