Globi

Negociatat/ Gruevski reagon në arrati: Ja pse Zaevi shkoi në zgjedhje

Shkruar nga Liberale
Negociatat/ Gruevski reagon në arrati: Ja pse Zaevi shkoi në zgjedhje

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, azilanti Nikolla Gruevski ka komentuar propozimin e kryeministrit Zoran Zaev që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare pas vendimit për mos hapjen e negociatave me BE-në.

Sipas tij qëllimi i Zaevit është të demonizojë opozitën, në këtë mënyrë të fitojë mbështetje nga faktori ndërkombëtar.

Ai është i vetëdijshëm se pa ata, nuk ka asnjë shans që njerëzit ta mbështesin mjaftueshëm sa për të fituar ose për të humbur, dhe në fakt pa fitore të formon qeveri. Në fakt, lart e poshtë ai do të paraqitet me të njëjtën fushatë dhe me të njëjtat teza para bashkësisë ndërkombëtare, por edhe brenda vetë zgjedhjeve. Paraqitja e opozitës si një ‘marionetë të frikshme nacionaliste’ në lidhje me integrimet evropian dhe euro-atlantike, ndërsa veten do e prezantonte si engjëll shpëtimtar”, ka shkruar mes tjerash Gruevski.

Gruevski u shpall në kërkim nga policia maqedonase, pas Gjykata Themelore në Shkup e shpalli fajtor për rastin “Tanku” dhe e dënoi me 2 vite burg.

Ish-kryeministri u arratis nga Maqedonia dhe më pas reagoi në rrjetet sociale, duke thënë se ndodhej në Budapest dhe se kishte kërkuar azil nga autoritetet hungareze.

“Ditët e fundit kam marrë disa kërcënime me jetë. Do t’i jem gjithmonë besnik kauzës për Maqedoninë, nuk do të heq dorë asnjëherë”, shkruante Gruevski në nëntor të 2018./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH