Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas takimit me nministrin e Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg në një deklaratë për mediat tha se opozita e bashkuar është e gatshme për të zgjidhur krizën politike në vend.
Ai tha gjithashtu se i konifirmoi ministrit austriak se mund të mbështet te Partia Demokratike si dhe te opozita e bashkuar që Shqipëria “të mos mbetet peng i korrupsionit”.
“Falënderova ministrin për mbështetjen e procesit për hapjen e negociatave me BE. E garantova se PD do të bëjë çdo gjë për të kaluar krizën politike. Edi Rama po tregon se është pengesa e vetme për të tejkaluar këtë krizë dhe për të zgjidhur këtë situatë që po na mban peng. Ne jemi vendosur të bëjmë gjithçka që Shqipëria mos të mbetet e kapur nga korrupsioni. Duhet të ecim përpara me qartësi me vizion, të shkatërrojmë lidhjen e krimit me politikën, duke nxjerrë paratë nga xhepat e oligarkëve dhe kthimin e tyre aty nga janë vjedhur, nga xhepat e shqiptarëve”, tha Basha. /Gazeta Liberale