Aktualitet

Negociatat/ Basha: Rama dështoi, të shkojmë në zgjedhje si Maqedonia

Shkruar nga Liberale
Negociatat/ Basha: Rama dështoi, të shkojmë në zgjedhje si

Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për shtyp për të folur për mos hapjen e negociatave me BE. Basha tha se ky nuk ishte një dështim i Shqipërisë, por i Ramës, i cili po mban peng vendin.

Sipas tij, Shqipëria duhet të ndjekë të njëjtën rrugë si Maqedonia e Veriut.

Evropa ka refuzuar Edi Ramën, jo Shqipërinë. Ky është një dështim i Ramës, jo i Shqipërisë. Kjo gjë është mëse e qartë nga mesazhi që i dha Gjermania me 9 kushtet që i vendosi. Por kjo nuk i intereson Ramës.

Të gjithë biem dakord që rruga para është drejt Evropës. Pa reforma serioze, që ai nuk ka vullnet t’i bëjë, Evropa do ta refuzojë sërish. Një njeri po na mban peng të gjithëve. Është koha që kjo gjë të marrë fund. Shqipëria duhet të ndjekë të njëjtën rrugë që ndoqi Maqedonia e Veriut”, tha Basha./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH