Aktualitet

Negociatat, Balla këshillon BE: Ndyshoni sistemin e vendimmarrjes

               Publikuar në : 12:55 - 24/06/21 liberale

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla foli sot në parlament dhe për mungesën e vendimmarrjes nga Këshilli Europian për datën e konferencës së parë ndërqeveritare me BE.

Balla tha se nuk është përgjegjësia e qeverisë, kuvendit apo as e Shqipërisë, duke shprehur dhe një këshillë për BE, për të ndryshuar sistemin e vendimmarrjes.

“Murrizi ngriti një sërë çështjes që lidhen direkt apo indirekt me çështjet e mësipërme, por nuk mund të mos them dy vlerësime të mia për një pamundësi të Këshillit Europian për të marrë një vendim për datën e konferencës ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE dhe me Maqedoninë e Veriut. Këtu duhet të jemi shumë të qartë. Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për t’u mbajtur ky event formal i fillimit zyrtar të bisedimeve për anëtarësim kur tashmë kemi të gjitha vendet anëtare edhe ato që janë më skeptike ndaj zgjerimit në tërësi, jan vlerësuese për atë që Shqipëria ka arritur, edhe vlerësimi i fillim javës nga asambleja parlamentare e KiE për procesin zgjedhor të 25 prillit, që vlerëson se data e zgjedhjeve dhe procesi zgjedhor ishte më i miri që është mbajtur ndonjëherë, tregon që ne jemi në kushtet e një procesi në ecje të përmbushjes së pritshmërive të familjes europiane ndaj Shqipërisë, por të mos harrojmë që BE është një institucion me një vendimmarrje tepër të vështirë.

Nëse këtu në sallë do duhej të kishim vendime unanime nuk do kishim kurrë. Edhe në një familje me 27 anëtarë, deri para pak kohësh me 28 anëtarë është e pamundur që për çështje të karakterit të politikës së jashtme të gjendet konsensus unanim. Shpresa jonë është që Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria të gjejnë një zgjidhje për këtë çështje deri sa Bullgaria të zhvillojë zgjedhjet në mes korriku dhe të krijohet qeveria e re atje që të kenë mundësi që të dialogojnë dhe të gjejnë një zgjidhje. Por kjo nuk ka të bëjë fare me Shqipërinë. Procesi ecën, vazhdojmë të kemi angazhimin e duhur për të çuar para reformat. I dashur miku im Myslim nuk është aspak në përgjegjësinë as të qeverisë shqiptare, as të Kuvendit, as të Shqipërisë në tërësi mungesa e një vendimmarrje. Këshilla jonë e vetme është që BE-ja duhet ta ndryshojë këtë sistem vendimmarrje sepse ndryshe nuk do të marrë asnjëherë vendim”, tha Balla.

Më tej, ai u ndal tek reforma në drejtësi, duke kërkuar të mos përmenden emra gjyqtarësh apo prokurorësh.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back