Aktualitet

Negociatat/ Angela Merkel: E di që Rama dhe Zaev do zhgënjehen!

Shkruar nga Liberale
Negociatat/ Angela Merkel: E di që Rama dhe Zaev do zhgënjehen!

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka dalë në një konferencë për media ku ka folur për negociatat e Bashkimit Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Nga Brukseli, Merkel u shpreh se Franca, Holanda dhe Danimarka votuan kundër hapjes së negociatave.

“I është kthyer shpina Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Janë disa vende që kanë rezerva për hapjen e negociatave. Ne e kemi diskutuar këtë, problemi është se si do të jetë efekti, nëse hapen negociatat. Patjetër, që do të zhgënjehen si kryeministri i Maqedonisë, ashtu edhe ai i Shqipërisë. Unë e mbështes në një pikë presidentit Macron, sa i përket procesit të zgjerimit, që duhet reformuar", tha Merkel.

Ndërsa sa i përket Gjermanisë, kancelarja gjermane tha se dëshiron që të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi sipas saj nuk i kthen shpinën vendeve që u ka bërë premtime. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH