Krye

Në UET gjeta më tepër se një universitet

               Publikuar në : 09:35 - 30/05/19 Liberale

Ani Treska, pjesë e rrjetit ALUMNI, aktualisht përfituese e një burse të plotë studimi në Universitetin e Ekonomiksit dhe Biznesit në Poznan, Poloni, tregon se si zgjedhja e saj për UET ka ndikuar në sukseset e saj të deritanishme

“Ato që UET ofronte në treg ishin një staf akademik të një niveli të lartë, bursa motivuese dhe literaturë të aksesueshme lehtësisht. Këto ishin shtyllat kryesore dhe arsyet më të rëndësishme, të cilat më bindën të vazhdoj trevjeçarin e nivelit Bachelor, në këtë universitet.”

Kështu do të niste rrugëtimi i saj trevjeçar në Universitetin Europian të Tiranës. Pas përfundimit me sukses të studimeve në shkollë të mesme, për të mundësitë e zgjedhjeve ishin të shumta dhe shprehet se në ato momente “UET ishte thjesht një alternativë ku mund të vazhdoja studimet universitare”. Ani Treska, ish-studente për degën e menaxhimit, thotë se “provën” UET e kaloi me sukses.

“Këto ishin arsyet që më shtynë të zgjedh UET, por në këtë universitet gjeta diçka më tepër, një frymë bashkëpunimi dhe motivimi të pandalshëm mes stafit akademik dhe studentëve. Studentët ‘ndeshen’ me këtë frymë që në ditët e para të studimeve në universitet dhe UET duket sikur nuk ndalet së treguari që zgjedhja e bërë nga studentët është e duhura. Ajo që vlerësoj veçanërisht në UET është fakti që ky universitet ta bën relativisht të thjeshtë ndjesinë e qenies pjesë e entitetit të tij, të afron si student dhe të bën të kuptosh vlerën e tij në krahasim me tregun apo edhe rajonin”, thotë Ani, ndërsa shton se pritshmëritë e saj ishin të larta dhe se në këtë universitet gjeti atë çfarë kërkonte.

“UET e vlerësoj, sepse ndikoi në ‘edukimin’ e pritshmërive të mia profesionale, duke më bërë të kuptoj se të bëhesh menaxhere e mirë dhe profesioniste nuk mjafton një cikël studimi trevjeçar. Tri vite të japin bazat e një fushe profesionale të caktuar dhe të ndërtojnë themelet e profesionalizimeve të mëvonshme. Ndërkohë, ndoshta jo krejtësisht në dakordësi me pritshmëritë e mia, UET në tri vitet e para më forcoi formimin tim të përgjithshëm kulturor.”

Eksperienca e tri viteve studimi në Bachelor ishte baza për të vijuar më tej me sukses rrugëtimin e saj akademik dhe profesional.

“Efektet e bazave të qëndrueshme të programit që realizova në UET, së bashku me formimin tim të mëtejshëm kulturor, shtuar me filozofinë e UET-it, më kanë shërbyer mjaft për të përballuar me sukses studimet e mëvonshme në ciklin e Masterit të Shkencave në Universitetin e Ekonomiksit dhe Biznesit, në Poznan, Poloni”, thotë Ani, e cila tregon më tepër mbi mundësitë që UET i ka krijuar.

Në ciklin e studimeve Bachelor, Ani kreu një internship pranë Organizatës Ndërkombëtare “World Vision” dhe njëkohësisht fitoi një bursë të programit Erasmus + për kryerjen e një semestri në një nga universitetet e Gjermanisë. Sot ajo është studente në një prej shteteve të Bashkimit Europian dhe përfituese e një studimi gjithëpërfshirëse, ndërsa thotë se dhe ky sukses ka kaluar nëpërmjet parapërgatitjes gjatë studimeve në UET.

“Nuk e fsheh se UET më shërbeu si trampolinë edhe në kërkimet e mia për mundësitë për të ndjekur studimet në nivelin Master i Shkencave jashtë Shqipërisë dhe mundësisht në një nga vendet e Bashkimit Europian. UET më shërbeu jo vetëm si bazë solide dhe si dëshmi për një shkollim të saktë dhe të duhur, por edhe në përgatitjen dhe formimin tim të përgjithshëm. Unë sot, në prag të përmbylljes së studimeve në Master të Shkencave për Menaxhim Inovacioni, konstatoj me kënaqësi që kërkesat e stafit akademik në UET janë të të njëjtit nivel të lartë me atë të një universiteti europian, si universiteti ku unë po mbaroj studimet master – Universiteti i Ekonomiksit dhe Biznesit në Poznan, Poloni”, thotë ajo.

Ani vlerëson mundësitë që krijohen gjatë periudhës së studimeve që nga aktivitetet e shumta, leksionet e hapura, konferencat, bashkëpunimet me universitete ndërkombëtare etj.

“Jashtë klasave të leksioneve, UET asiston studentin në hapat e parë drejt karrierës dhe kuptimit të tregut të punës. Kjo ndodh nëpërmjet leksioneve të hapura, të ftuarve të ndryshëm, por edhe ditëve të karrierës, apo panaireve të punës”, shprehet ajo.

Në këtë kuptim, duke qenë vetë përfituese e të gjitha hapësirave që ky universitet krijon për studentët, ajo i inkurajon këta të fundit të jenë aktivë dhe maturantët në dilemë, të bëjnë të njëjtën zgjedhje si ajo, pasi UET nuk zhgënjen.

“Studentëve do t’u thosha guxo për më shumë, sepse UET të jep krahë dhe të kalit për sfida më të mëdha. Në fillim mund të duken të paarritshme, por vlerat, njohuritë dhe aftësitë janë të injektuara natyralisht nga UET-i dhe vetvetiu dalin në pah përgjatë provave të ndryshme. Një studenti në UET duhet t’i mjaftojnë dy gjëra: të besojë te vetja dhe të besojë tek UET. Ndërsa dikujt që është ende i pavendosur për zgjedhjen që do të bëjë, do t’i thosha që koha e duhur është tani dhe vendimi i duhur është vetëm një aplikim larg.”

Ajo thotë se secili e bën zgjedhjen e tij përputhur me pritshmëritë, kërkesat dhe synimet në të ardhmen dhe se e vetmja këshillë që mund të japë është se “pesha e diplomës varet nga pesha e universitetit ku diplomohesh!”. /Gazeta Liberale

 

 

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *