Sport

“Ne s'të japim Kosovë”, tenisti serb provokon me këngë nacionaliste

Shkruar nga Liberale
“Ne s'të japim Kosovë”, tenisti serb provokon me

Tenisti serb Novak Djokovic, që fitoi turneun e Australisë, ka provokuar shqiptarët me këngë ultranacionaliste. Në dhomat e zhveshjes, Djokovic u shfaq në video bashkë me ekipin e tij i ekzaltuar duke kënduar një këngës, ku theksohet se Kosova është pjesë e serbisë.

Ne nuk të japim, Kosovo. Ke qenë gjithmonë e jona që nga fillimi’, thonë ata.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe ambasadori i Kosovës në Bullgari, Edon Cana i cili shkrunte se Djokovic mund të jetë kampion tenisi, por mbetet një primitiv.

“Pas marshimit ushtarak, ata vazhduan me Kosovën. Ju mund të jeni një fitues i ATP, por ju mbeteni një nacionalist dhe shovinist primitiv, i prapambetur dhe i zakonshëm i Ballkanit. Nuk është rastësi që Novak Gjokoviç është kampioni më pak i dashur i tenisit në histori,” shkruante Cana në rrjete sociale.

https://twitter.com/nasa_czv/status/1216396559677607937

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH