Aktualitet

Në Spanjë e Francë bëhet plazh dhe kursehet energji!

Shkruar nga Liberale
Në Spanjë e Francë bëhet plazh dhe kursehet energji!

Franca dhe Spanja po shijojnë një tetor të ngrohtë dhe plot me plazhistë. Temperaturat e ujit arrijnë 20-21 gradë celsius në revierën franceze.

“Ky vit është i jashtëzakonshëm”, ka thënë Rose-Marie Martini për agjencinë e lajmeve Reuters, teksa po merrte rreze në plazh në Nice.

Nga ana tjetër, miliona njerëz të shqetësuar për rritjen e çmimeve të karburantit në Europë, për fat të mirë nuk duhet ende të ndezin ngrohësit e tyre.

Megjithatë, kjo mund të jetë edhe një shenjë e ndryshimit të motit, pas një vere me nxehtësi ekstreme në Evropë, me zjarre të egra dhe thatësira. Valët e të nxehtit janë bërë më të shpeshta dhe më intensive dhe zgjasin më gjatë, për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit.

"Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.1 gradë C, që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten", thotë BBC.

Në ditët e ardhshme në Nice të Francës dhe në Malagën të Spanjës temperaturat mund të shkojnë deri në 24 gradë. Franca ka regjistruar temperatura prej 5-6 gradë mbi normalen në dhjetë ditët e fundit.

Françoise Vimeux, një shkencëtare klimatike në Institutin Kombëtar të Kërkimeve Franceze për Zhvillimin e Qëndrueshëm, tha se kishte shumë mundësi, që moti i butë t'i atribuohej ndryshimit të klimës.

“Është në përputhje me parashikimet”, ka thënë ajo për radion publike franceze. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH