Aktualitet

"Në shtator parlamenti do 'merret' me ty", paralajmërimi i Ballës për Berishën

Shkruar nga Liberale
"Në shtator parlamenti do 'merret' me ty",

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka paralajmëruar se në shtator Kuvendi i Shqipërisë do të adresojë situatën e deklaratave të Berishës të cilat sipas tije po e përdhosin këtë institucion.

Përmes një komenti të publikuar në rrjetet sociale, Balla e ka quajtur Berishën bashkëpunëtor të komunizmit.

Postimi i Ballës:

?⏰Kuvendi i Shqipërisë do të adresojë gjatë sesionit të ri që fillon në Shtator situatën e papranueshme dhe absurde se si një sekretar partie dhe njeri i afërt me udhëheqjen e diktaturës komuniste, i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, vazhdon të përdhosë këtë institucion me praninë dhe gjuhën e tij.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH