Aktualitet

“Në Shqipëri kush vjedh quhet trim dhe i zgjuar, kush nuk vjedh quhet budalla”

Shkruar nga Liberale
“Në Shqipëri kush vjedh quhet trim dhe i zgjuar, kush nuk vjedh

Lëvizja "Shqipëria Bëhet" ka zhvilluar pasditen e sotme një bashkëbisedimme qytetarët në Berat.

Aktori dhe moderatori Florian Binaj gjatë fjalimit të tij tregoi arsyet pse u filloi kjo lëvizje politike, duke parashtruar shkurtimisht atë që ndodh në Shqipëri gjatë 33-vitesh.

"Për të parë se sa rezultat ka patur politika për 33 vjet mjafton të shohësh se ai që është i drejtë shahet si i shtëmbër dhe ai që është i shtembër shitet si i drejtë. Ai që vjedh quhet trim dhe ai qe nuk vjedh quhet budalla.”

“Ai që është emigrant është i huaj në vendin e huaj, por ngelet i huaj dhe kur kthehet në Shqipëri. Të rinjtë shqiptarë nëse i pyet ëshirojnë të largohen nga ky vend dhe nuk duan të kthehen. Edhe në rastin kur një emigrant kthehet pas 30 vitesh dhe investon në Shqipëri për të ndërtuar një hotel konkretisht në Berat, ai nuk gjen punëtorë,"-tha në fillim të fjalimit Binaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH