Rasti i inçestit dhe i pedofilisë i denoncuar në media nga babai 40 vjeçar në Kavajë që dyshohet se kishte abuzuar seksualisht me vajzat e tij të mitura ka vënë në lëvizje Policinë e Shtetit.
Përmes një njoftimi për media policia e Kavajës bën me dije se babai që dyshohet se kishte dhunuar seksualisht vajzat ka rënë në pranga.
Sipas hetimeve paraprake rreth denoncimit, janë ngritur dyshimet se i ati mund të ketë abuzuar seksualisht me vajzat e tij të mitura, 16 dhe 17 vjeçe para dy vitesh.
Policia e Kavajës, pas transmetimit të pamjeve në emisionin investigativ “Piranjat”, për një rast ku babai dyshohet se para dy vjetësh kishte abuzuar seksualisht me vajzat e tij të mitura, ndaluan shtetasin F. M., 40 vjeç, banues në Kavajë.
“Nga veprimet e para hetimore dyshohet se para dy vjetësh, ky shtetas ka abuzuar seksualisht me dy vajzat e tij të mitura, 16 dhe 17 vjeçe. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm”, tha policia.