Aktualitet

Shpërthimi i urës, Putin: Në përgatitjet e sulmit ndihmuan qytetarët e Rusisë dhe të disa shteteve të huaja

Shkruar nga Liberale
Shpërthimi i urës, Putin: Në përgatitjet e sulmit ndihmuan

Sulmet e Rusisë në Kiev vijnë vetëm disa ditë pasi ura e vetme që lidh Rusinë me Krimenë u dëmtua nga një shpërthim i fuqishëm.

Presidenti rus, Vladimir Putin e ka akuzuar Ukrainën për sulmin e kësaj ure duke e cilësuar një "akt terrorizmi".

Putin tha dje se forcat e inteligjencës së Ukrainës kishin synuar të shkatërronin një pjesë kritike të infrastrukturës civile të Rusisë.

Sipas BBC, Putin ishte në një takim me kreun e Komitetit Hetues të Rusisë, Alexander Bastrykin, i cili tha se qytetarët e Rusisë dhe disa shteteve të huaja kishin ndihmuar në përgatitjet e sulmit.

BBC raporton më tej se, zyrtarët thonë që tre persona u vranë në shpërthimin në urën Kerç të shtunën. /Liberale.al

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH