Aktualitet

Në mesin e 15 vendeve të tjera, Shqipëria merr një tjetër rol në OKB

Shkruar nga Liberale
Në mesin e 15 vendeve të tjera, Shqipëria merr një

Për dy vjet, nga janari i 2024-ës deri më 31 dhjetor të 2026-ës, Shqipëria do të jetë anëtare në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB.

Në një postim në Facebook, kryeministri Rama shkruan se rreth 123 vende anëtare të Asamblesë së OKB-së votuan një ditë më parë që Shqipëria të jetë pjesë e KDNJ.

"Shqipëria ulet në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB. Dje, 123 vende anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së votuan PRO SHQIPËRISË si një prej 15 vendeve që do të ulen në KDNJ nga 1 janari 2024 deri në 31 dhjetor 2026", shkruan kryeministri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH