Aktualitet

Në “luftë” për djalin, prindërit ngecin në Siri pas vdekjes së tij

Shkruar nga Liberale
Në “luftë” për djalin, prindërit ngecin në

Dragostunja në Librazhd është një prej fshatrave nga ku familje të tëra u nisën drejt Sirisë. Një prej rasteve është ai i Ali dhe Ruzhdie Balliut, të cilët në atë kohë thanë se do të shkonin për të kërkuar djalin që ishte nisur drejt vendit në konflikt.  6 vjet më pas, Rruzhdie Balliu rezulton se jeton në kampin Al Hol, ndërsa për burrin nuk dihet! Kamera e RTV Ora ishte në Dragostunjë, fshatin ku nis historia.

6 vjet më parë, Ali dhe Ruzhdie Balliu nga Dragostunja e Librazhdit u nisën bashkë drejt Sirisë në kërkim të të birit që u kishte thënë se do të shkonte për studime në Arabinë Saudite, por përfundoi luftëtar i Shtetit Islamik.

Ata janë prindërit e Idajet Balliut, të riut në këtë foto që u vra si luftëtar i Kalifatit më 15 gusht të vitit 2015, në Alepo.

Prej asaj kohe, burrë e grua mbetën atje në mes të luftës, pasi misioni për të kthyer djalin në shtëpi dështoi.

Vëllai i Ali Balliut: Nuk vajti as luftëtar, as nuk ka qenë i rrezikshëm. Shumë fetar nuk ka qenë.

Kur i ashtuquajturi Shteti Islamik u shkatërrua nga koalicioni ndërkombëtar, Ali dhe Ruzhdie Balliu ashtu si shumica e familjeve shqiptare që ishin pjesë e luftës u ndanë.

Gruaja përfundoi në kampin Al Hol, aty ku janë edhe shumë shqiptarë të tjerë. Ndërsa fati i Burrit nuk dihet nëse është gjallë.

Vëllai: I presim të na kthehen. I presim dita-ditës.

Por Ali dhe Ruzhdie Balliu nuk janë të vetmit Banorë të Dragostunjës që udhëtuan në Siri.

Shyqyri Kasa po ashtu është bërë pjesë e luftës atje.

Për banorët e Dragostunjës, historitë  e tyre janë të njohura. Por siç e kanë kodin në fshatrat e vogla, për të njohurit ca gjera nuk thuhen.

Ndaj ata i shmangin komentet.

Banorët e Dragostunjës në Librazhd janë të njohur si besimtarë të devotshëm myslimanë. Por disa vite më parë, një grup të rinjsh kryesisht të shkolluar në lindjen e mesme futën në fshat frymën e një Islami të ndryshëm nga ai Tradicional dhe të njohur nga Komuniteti Mysliman./oranews/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH