Kryesore

Në LETERATURA sot: Nga mugëtira e rrëfenjës së motshme te dritërimi i të sotmes

               Publikuar në : 09:57 - 20/09/21 liberale

Suplementi “Leteratura” i dedikohet letërsisë shqipe, ku nëpërmjet rubrikave të ndryshme vijnë shkrimtarë, rrëfime, kritika, dhe çdo e re rreth autorëve shqiptarë.

Kjo e hënë letrare hapet me: “Nga mugëtira e rrëfenjës së motshme te dritërimi i të sotmes”. 

Një shkrim nga Josif Papagjoni mbi librin me novela “Historia si një mushkë” të Besnik Mustafajt.

“Besnik Mustafaj krijon një trysni të fortë fillim-mbarim, duke qenë një zotërues i aftë i suspansit; ai e rigjeneron ndodhinë, e dimensionon, e hedh në kohë, e përmason duke e abstraguar. Autori na e lë neve ta gjykojmë të djeshmen nga këndvështrimi i të sotmes; ndoshta dhe nga një nevojë e fshehtë për hyjnizimin e gjërave të tilla të rralla”, shkruan Papagjoni.

Për të vijuar me një Recensë nga Klodi Meshi me titull: “Imzot George Frendo, bisedë me Juzusin për shqiptarët”.

Sipas autorit: “‘Feja e saj e bindi që tek çdo njeri ka një dinjitet të pazëvendëshueshëm’, thotë mons. Frendo. Ave Nënë Tereza!  “Bisedoj me miqtë e mi”, bën pjesë në tekstet që na mësojnë; për ne është fat të shkruajë në gjuhën tonë e të njohë kaq mirë realitetin shqiptar një klerik katolik i këtij niveli.”

Ashtu sikurse çdo të hënë tashmë Loer Kumen do ta gjeni me rubrikën Rrock-rrëmujë. 

Kësaj here sjell një shkrim të titulluar: “Nature Morte”.

Pikturimi i natyrave të vdekura, ndoshta, mban brenda si akt, pikërisht tallazet tona të pandërgjegjshme të frikës ndaj vdekjes dhe, shtytjes e admirimit të jetës.

Për të mësuar më tepër lexoni suplementin Leteratura në Gazetën Liberale sot dhe çdo të hënë. /Gazeta Liberale

 

 


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back