Letërsi

LETERATURA hapet sot me: Krisja Kadareane në dy lexime

Shkruar nga Liberale
LETERATURA hapet sot me: Krisja Kadareane në dy lexime

Suplementi “Leteratura” i dedikohet letërsisë shqipe, ku nëpërmjet rubrikave të ndryshme vijnë shkrimtarë, rrëfime, kritika, dhe çdo e re rreth autorëve shqiptarë.

Kjo e hënë letrare hapet me: "Krisja Kadareane në dy lexime". 

Sot ndajmë me lexuesit e Leteratura një përsiatje mbi “Mëngjeset në kafe Rostand” të shkrimtarit Ismail Kadare.

Duke ja nisur me Josif Papagjonin i cili vjen me një Kritikë të titulluar "Në kafe "Rostand" kalon historia".

“Fjala, loja, imazhi. Tri simbole. Domethënë tri arte: letërsia, teatri, arti pamor. Flitet dhe për kinematografinë e koreografinë, por në hapësira më të ngushta. Diçka nga torta e artit të këtyre viteve kam dashur të sjell me sëmbimin se vallë a janë këto më të ëmblat?! Koha gjykon, jo unë. Fundja kritika ka përgjegjësinë e spikatjes dhe përzgjedhjes, kur ujana bri teje hapet, fryhet e derdhet. Kryesisht këto pesë arte i kam sjellë në një përqasje të shpenguar e spontane, udhës së meditimeve e përjetimeve të mia mbi autorë e vepra. Përmes bukurisë së fjalës dhe mendjes prej kritiku, ti duhet të zbulosh bukurinë e tjetrit. ... Ndofta ia kam qëlluar që në faqet e këtij libri të sjell disa grimca arti shqiptar prej shekullit të ri, që e nesërmja mund t’i rikonfirmojë.”, shkruan kritiku Josif Papagjoni për lexuesin e përmbledhjes me kritika  “Vramendje mbi Artin Shqiptar – Fjala, Loja, Imazhi”, botim i UETPress 2020.

Ballsor Hoxha sjell një Kritikë me titull: "Krisja Kadareane, një “ëndërr mashtruese”".

"Kadare vë në dyshim shumë nga teoritë dhe përkufizimet filozofike – letrare, sepse ishte përtej imagjinatës, në një realitet që kishte çarë të qenit në botë, deri në humnerat e Hadesit. Ndoshta kjo është krisja Kadareane - e vërteta, “alethea”, e cila shfaqet hapur duke përmbajtur në sinqeritetin më të madh, të njohurën dhe të panjohurën e saj.", shkruan ai.

Dhe për ta mbyllur me rubrikën ROCKRrëmujë, ku Loer Kume shkruan "Vacation mode on? Off?".

"E tërë lufta jonë bëhet për të ngjitur katet e ekzistencës në kualifikimin dhe mundësinë për ‘shije më të mirë’.", shkruan Kume.  /Gazeta Liberale

 

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH