Aktualitet

Në kërkim të atentatorëve të Prokurorit, policia aksion në 5 qytete

Shkruar nga Liberale
Në kërkim të atentatorëve të Prokurorit, policia aksion

Policia ka nisur një kontroll në Tiranë, Lushje, Vlorë, Durrës dhe Fushë Krujë  pasi dyshohet se në këto qytete fshihen autorët e atentatit ndaj Prokurorit Arjan Ndoj.

Mësohet se në këtë aksion është përfshirë edhe FNSH dhe Forca Operacionale e Tiranës.

Policia është në kërkim të bashkëpunëtorëve të Redjan Rrajës, i cili u arrestua dy ditë më parë.

Rraja nuk ka pranuar akuzat, ndërsa Prokuroria pretendon se në një prej sendeve të gjetura në makinë ka gjurmë të gishtave të shtetasit Redjan Rraja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH