Aktualitet

Në kërkim për trafik droge, arrestohet në Igumenicë 26-vjeçari

Shkruar nga Liberale
Në kërkim për trafik droge, arrestohet në Igumenicë

Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi akuzohet për trafik droge.

Bëhet fjalë për Majlind Shahinin, 26 vjeç, lindur në Klos e banues në Sarandë.

Mësohet se ai u arrestua mbrëmë në darkë nga policia e Igumenicës pasi ndaj tij rëndonte një urdhër arresti nga Prokuroria e këtij qyteti për “trafik droge”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH