Aktualitet

"Në janar-shkurt, dyndje pacientësh me simptoma të ngjashme me Covid"

Shkruar nga Liberale
"Në janar-shkurt, dyndje pacientësh me simptoma të ngjashme

Mjekja Rudina Gjini Beci, në një lidhje direkte me “Ditari” në A2, deklaroi se “në periudhën janar-shkurt ka pasur një dyndje pacientësh me shenja të ngjashme me koronavirusin”.

E pyetur nëse ka pasur persona të infektuar në këtë periudhë, mjekja u shpreh: “Vetëm tamponi e vërteton nëse ka pasur pacientë me Covid-19 apo jo. Unë, si mjeke familjeje, di të them se në periudhën janar-shkurt ka pasur një dyndje pacientësh me shenja të ngjashme me koronavirusin. Një prej tyre ka qenë temperatura prej 10 ditësh që nuk ulej, por pacienti zero vërtetohet vetëm me tampon. Në janar-shkurt kemi pasur më shumë të sëmurë me viroza sesa kemi sot. Por, nuk e them dot nëse ka pasur përpara pacientit 0 të shpallur nga Ministria e Shëndetësisë, pasi atë e tregon vetëm tamponi”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH