Aktualitet

Në hetim për abuzim me tenderat, ish-Prefekti i Kukësit, Granit Gjana paraqitet në SPAK

Shkruar nga Liberale
Në hetim për abuzim me tenderat, ish-Prefekti i Kukësit, Granit

Ish-prefekti i Kukësit Granit Gjana, i cili u pezullua dje nga detyra është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK, ku do të zhvillohet seanca e marrjes ne pyetje dhe verifikimi i kushteve të zbatimit të masës së sigurisë.

Ai u pezullua nga detyra me akuzën e abuzimit me tenderë publikë.

Sipas SPAK, Granit Gjana gjatë kohës që ka qenë zëvendës kryetar i Bashkisë së Kukësit, ka penguar një kompani që të merrte pjesë në 2 tenderë për “blerje karburanti” në vlerën 21 milionë lekë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH