Aktualitet

Në garë për kryeprokuror, intervistohen sot Marku, Memçaj dhe Çela

Shkruar nga Liberale
Në garë për kryeprokuror, intervistohen sot Marku, Memçaj

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të intervistojë ditën e sotme 3 kandidatët për kryeprokuror.

Në garë për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme janë: Arta Marku, Fatjona Memçaj dhe Olsian Çela.

Siç ka bërë të ditur më herët kreu i KLP-së, intervistat e kandidatëve do të jenë audio dhe video dhe do të transmetohen live.

Kandidatët do të pikëzohen në bazë të profesionalizmit, integritetit dhe aftësive drejtuese.

Orari i zhvillimit të intervistave do të jetë si më poshtë:

1. Arta Marku 09:30

2. Fatjona Memçaj 11:00

3. Olsian Çela 12:30/Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH