Globi

"Në çdo familje kishte të vdekur", shkatërrohet fshati në Ukrainë, rusët bombardojnë sërish zonat e banuara

Shkruar nga Liberale
"Në çdo familje kishte të vdekur", shkatërrohet

Fshati ukrainas Khroza, afër Kharkivit, është zhytur në zi të plotë pas sulmeve të përsëritura ruse që vranë më shumë se 50 njerëz, mes të cilëve dy djem të vegjël, duke shkatërruar kështu pothuajse 50% të popullsisë.

"Nga çdo familje kishte njerëz të vdekur," tha Ihor Klymenko. Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës fajësoi Rusinë për sulmin dhe tha se nuk kishte objektiva ushtarakë në zonë.

Sot, një djalë 10-vjeçar mbeti i vrarë nga bombardimet dhe 23 persona u plagosën, sipas autoriteteve ukrainase.  "Një sulm i ri kundër civilëve nga Rusia. Trupi i pajetë i një fëmije 10-vjeçar u gjet në rrënojat," tha ministri i Brendshëm ukrainas Igor Klimenko në një mesazh Telegram sot . “Dy pallate janë dëmtuar dhe një shtëpi trekatëshe është shkatërruar”, shton ai.

Guvernatori i Kharkiv Oleh Sinekhubov sqaroi se fëmija i gjetur i vdekur është një djalë dhe vuri në dukje se të paktën 23 persona u plagosën, duke përfshirë një foshnjë 11-muajshe . Ai gjithashtu theksoi se janë dëmtuar shtëpi dhe vetura. Policia më vonë sqaroi se dy raketa balistike Iskander goditën ato ndërtesa.

Në të njëjtën kohë, guvernatori i Odessa, Oleh Kiper, tha se një sulm me dronë sot shkaktoi dëme në një kapanon gruri në rajonin e Izmail. Sipas tij edhe 9 kamionë kanë marrë flakë por është shuar me shpejtësi.

"Alarmi për sulmin ajror zgjati tre orë e gjysmë," shtoi Kiper. "Armiku ka vënë në shënjestër edhe një herë infrastrukturat kufitare dhe portuale të rajonit të Izmailit ," shtoi ai.

Ushtria e Ukrainës tha se operacionet në një pikë kontrolli ndërkombëtar të trageteve ishin pezulluar dhe se autoritetet kishin ridrejtuar disa pas sulmeve me dron.

Rusia ka shtuar sulmet në rajonet jugore të Ukrainës, shtëpia e porteve ukrainase në Detin e Zi dhe Danub, që nga korriku kur Moska braktisi një marrëveshje drithi që siguronte kalimin e sigurt të ngarkesave ukrainase nëpër Detin e Zi për të lehtësuar krizën globale të ushqimit./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH