Aktualitet

Në burg për shpërdorim detyre, SPAK mbyll hetimet për Vangjush Dakon dhe për të pandehurit e tjerë

Shkruar nga Liberale
Në burg për shpërdorim detyre, SPAK mbyll hetimet për

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako dhe për të pandehurit e tjerë.

11 persona janë marrë të pandehur ndërsa për njërin prej tyre, Meri Semini është kërkuar nga prokuroria pushimi i çështjes.

Kujtojmë se ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako u arrestua më 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste.

E para ka të bëjë me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshim me ligjin, dhe çështja tjetër me tenderin për projektin e zhvillimit të vijës bregdetare që iu rrit vlera 10-fish.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH