Aktualitet

Në burg për pastrim parash e fshehje pasurie, dërgohet për gjykim ish-zyrtarja Alda Klosi dhe pastruesja Rozeta Dobi

Shkruar nga Liberale
Në burg për pastrim parash e fshehje pasurie, dërgohet për

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim Alda Klosin, ish-zyrtaren e lartë të shtetit, në banesën e të cilës u vodhën 120 mijë euro nga punonjësja Rozeta Dobi. Klosi akuzohet nga organi i akuzës për deklarim të rremë të shumës së parave dhe të një apartamenti.

Bëhet me dije se janë dërguar për gjykimpastruesja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi, për vjedhje me pasoja të rënda e kryer në bashkëpunim.  Ish-zyrtarja e shtetit kur denoncoi vjedhjen e oarave në Polici, nuk deklaroi shumën e plotë të parave, por një vlerë më të vogël dhe për vjedhje bizhuterish.

Më pas nga hetimi u zbulua se në banesën e saj ishin vjedhur 120 mijë euro nga pastruesja, të cilat Alda Klosi më pas i justifikoi duke thënë se janë të xhaxhait të saj që jeton në Amerikë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH