Aktualitet

"Në Berlin për ndihmë", hap sot Gazetën Liberale

Shkruar nga Liberale
"Në Berlin për ndihmë", hap sot Gazetën Liberale

Me një foto nga avioni, kryeministri Rama lajmëronte se ishte nisur dje drejt Berlinit për t’u takuar me kancelaren Merkel. Një takim që do ta ketë fokusin tek ndihma  gjermane në Programin e Rindërtimit, në vigjilje të Konferencës së Donatorëve e planifikuar të mbahet më 17 shkurt në Bruksel.

Kostoja e përllogaritur e dëmeve, dy muaj pas tërmetit të 26 nëntorit, kap shifrën e 1 miliard eurove do të bënte me dije Rama gjatë vizitës së tij në Romë ku u takua me homologun italian Conte dhe ministrin e jashtëm, Di Maio.

Në konferencën për shtyp, mbajtur dje me ministrin e Rindërtimit Ahmetaj, ku u prezantua edhe platforma online e rindërtimit,  kryeministri kërkoi durim nga qytetarët, duke u kujdesur të ulte me këmbë në tokë pritshmëritë nga financimet ndërkombëtare.

Këto dhe shumë të tjera do t’i lexoni sot në Gazetën Liberale në print./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH