Aktualitet

Në banesë iu gjetën armë zjarri revolver dhe pistoletë, arrestohet 36-vjeçari në Sarandë

Shkruar nga Liberale
Në banesë iu gjetën armë zjarri revolver dhe pistoletë,

Një 36-vjeçar me inicialet Dh.N., ka rënë në prangat e policisë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, shtetasin Dh. N., 36 vjeç, banues në Sarandë.

Gjatë kontrollit në banesë uniformat blu kanë gjetur dhe sekuestruar një revolver sportiv, një armë zjarri revolver dhe një armë zjarri pistoletë.

Gjithashtu Policia e Sarandës ka proceduar penalisht 46-vjeçarin A.N., pasi ushtronte aktivitetin në subjektin e tij bar-kafe, pa dokumentacionin përkatës, i paregjistruar në organet tatimore dhe pa certifikatë fiskalizimi.

Sarandë-Informacion

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen një revolver sportiv, një armë zjarri revolver dhe një armë zjarri pistoletë, arrestohet në flagrancë poseduesi.

Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që posedojnë armë zjarri, bazuar dhe në informacionevet e marra në rrugë operative, kanë arrestuar në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, shtetasin Dh. N., 36 vjeç, banues në Sarandë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në ambientet e një banese në pronësi të këtij shtetasi, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një revolver sportiv, një armë zjarri revolver dhe një armë zjarri pistoletë.

Po nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u procedua penalisht për veprat penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasi A. N., 46 vjeç, banues në Sarandë, sepse u konstatua se ushtronte aktivitetin në subjektin e tij bar-kafe, pa dokumentacionin përkatës, i paregjistruar në organet tatimore dhe pa certifikatë fiskalizimi.

Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Vlorë proceduan penalisht për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasen A. P., 47 vjeçe, banuese në lagjen “24 Maji”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin që administron iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale paketa cigaresh, pa pullë fiskale, të cilat i tregtonte pa deklaruar të ardhurat në organet tatimore.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH