Sport

Ndryshon ora për sfidën ndaj Kukësit, Tirana rikthehet në “Selman Stërmasi”

Shkruar nga Liberale
Ndryshon ora për sfidën ndaj Kukësit, Tirana rikthehet në

Ndryshon sërish axhenda e javës së 10-të të Kategorisë Superiore. Tirana-Kukësi do të luhet ditën e dielë, në orën 14:00, në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet për shkak se klubi bardheblu dëshiron pjesëmarrjen e shumtë të tifozëve në stadium.

Kjo ndeshje ishte programuar për tu luajtur po të dielën, por në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 16:45. Vlen të theksohet se nuk pëson asnjë ndryshim asnjë duel tjetër i javës së parë të fazës së dytë.

Axhenda e javës së 10-të:

E Shtunë, 29 Tetor 2022

KASTRIOTI –  BYLIS | 14:00

VLLAZNIA – ERZENI | 16:45

TEUTA – LAÇI | 16:45

E Dielë, 30 Tetor 2022

EGNATIA – PARTIZANI | 14:00

TIRANA – KUKËSI | 14:00

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH