Aktualitet

"Ndryshimi i sistemit dhe listat e hapura", Hajdari: Shans historik!

Shkruar nga Liberale
"Ndryshimi i sistemit dhe listat e hapura", Hajdari: Shans historik!

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi deklaroi sot se në datën 30 korrik do të shqyrtohet në Parlament nëse do të kemi një ndryshim të Sistemit Zgjedhor apo jo.

Ndërkohë që deputetja e opozitës, Rudina Hajdari u shpreh se kjo është një ngjarje historike dhe sipas saj listat e hapura janë një shans historik për shqiptarët.

“Ishte një mbledhje historike, ne parashtruam kërkesën që erdhi nga firmëtarët e opozitës parlamentare për të rishikuar Kushtetutën për ndryshimin e sistemit dhe hapjes së listave. Kjo është një kërkesë e shqiptarëve, ka mbështetje tepër të gjerë nga grupet e interesit, shoqëria civile, për t’i rikthyer parlamentit sovranitetin e duhur. Ja ku erdhi kjo ditë, ne do ta bëjmë realitet, jemi duke negociuar dhe do ndjekim cdo rrugë ligjore për ta cuar deri në fund, unë ju premtova shqiptare, që do luftoj deri në fund dhe ja ku jam sot me kolegët e opozitës parlamentare, me Këshillin e Legjistaltures dhe Ligjeve për ta parë këtë me imtësi. Ne në zgjedhjet e ardhshme duhet të shkojmë me lista të hapura, ku shqiptari të mos ngelet peng i deputetëve që nuk shkojnë në zona, por i binden kryetarëve të partive, duhet të shtyjmë maxhorancën që të plotësojë këtë kërkesë, pasi ky eshte shans historik i shqiptarëve pas 30 vjet tranzicion që të shkojnë në kuvend përfaqësuesit e tyre të denjë”, tha Hajdari. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH